Një sistem kamerash sigurie nuk duhet zgjedhur vetëm në bazë të numrit të kamerave apo rezolucionit të tyre. Për një zgjidhje efektive duhet të analizohen ambienti, pikat e hyrjes dhe daljes, ndriçimi, distancat që duhet të mbulohen dhe mënyra se si do të ruhen pamjet.
Për ambiente biznesi, magazina, zyra apo njësi tregtare, kamerat IP ofrojnë fleksibilitet më të madh dhe mundësi për menaxhim të centralizuar. Funksione si motion detection, human/vehicle detection, regjistrimi gjatë natës dhe aksesimi në distancë mund ta bëjnë sistemin shumë më efektiv.
Një tjetër element i rëndësishëm është dimensionimi i saktë i NVR-së dhe hapësirës së ruajtjes. Një sistem i projektuar mirë duhet të sigurojë jo vetëm pamje cilësore, por edhe ruajtjen e tyre për periudhën e kërkuar.
Në Solvex projektojmë dhe implementojmë sisteme CCTV bazuar në kërkesat konkrete të çdo ambienti, nga instalimet e vogla deri te sistemet e centralizuara për biznese.