Një website nuk është vetëm një prezencë online. Për shumë klientë është kontakti i parë me një kompani.
Një faqe profesionale duhet të jetë e shpejtë, e përshtatur për telefon, e qartë në prezantimin e shërbimeve dhe e ndërtuar në mënyrë që vizitori të gjejë informacionin që kërkon pa humbur kohë.
Për një biznes, elementet bazë duhet të përfshijnë:
- prezantim të qartë të kompanisë;
- faqe të dedikuara për shërbimet;
- mënyra të thjeshta kontakti;
- optimizim për motorët e kërkimit;
- siguri dhe mirëmbajtje të vazhdueshme.
Në varësi të aktivitetit mund të integrohen gjithashtu formularë të avancuar, sisteme rezervimi, katalogë produktesh, e-commerce apo platforma të personalizuara.
Solvex zhvillon website dhe zgjidhje web duke u fokusuar te funksionaliteti, performanca dhe identiteti i biznesit.