Sistemet moderne të videomonitorimit nuk kufizohen më vetëm te regjistrimi i pamjeve.
Kamerat tradicionale mund të regjistrojnë vazhdimisht ose të aktivizojnë një alarm kur identifikojnë lëvizje. Problemi është se një sistem i thjeshtë motion detection mund të gjenerojë alarme edhe nga ndryshime të ndriçimit, kafshë apo objekte që lëvizin.
Sistemet më të avancuara përdorin algoritme inteligjente për të klasifikuar atë që ndodh në pamje. Në varësi të pajisjes dhe platformës mund të realizohen funksione si:
- identifikimi i personave dhe automjeteve;
- kalimi i një vije virtuale;
- hyrja në një zonë të përcaktuar;
- qëndrimi për një kohë të gjatë në një zonë;
- kërkimi inteligjent në regjistrimet ekzistuese.
Për një biznes kjo do të thotë më pak alarme të panevojshme dhe një sistem sigurie që nuk regjistron vetëm incidentet, por ndihmon edhe në identifikimin e tyre.
Solvex implementon sisteme sigurie të përshtatura sipas nivelit të monitorimit që kërkon secili ambient.