Çmimi i një faqeje web varet kryesisht nga kompleksiteti i projektit. Një website prezantues me disa faqe ka kërkesa të ndryshme nga një portal, sistem rezervimesh apo platformë e personalizuar.
Në çmim ndikojnë dizajni, numri i faqeve, funksionalitetet, shumëgjuhësia, integrimet, SEO dhe mirëmbajtja.
Përpara zhvillimit, është e rëndësishme të përcaktohen qartë kërkesat. Solvex analizon projektin dhe propozon një zgjidhje teknike dhe financiare bazuar në nevojat reale të biznesit.